Sfidat globale, Osmani-Harris pajtohen për intensifikimin e bashkëpunimit Kosovë-Irlandë
Lexohet për: 1 min.
1
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Londër, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin e Irlandës, Simon Harris.

Osmani ka thënë se rritja e dukshme e takimeve, vizitave zyrtare dhe shkëmbimeve midis Kosovës dhe Irlandës është një shenjë e qartë e marrëdhënieve tona të ngushta dhe të mira.

"Në Samitin e EPC-së, në takimin me kryeministrin Simon Harris, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Irlandës për rrugëtimin tonë euroatlantik, ndërsa konfirmuam gatishmërinë për ta intensifikuar bashkëpunimin në një kohë të sfidave të shumta globale", ka thënë ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024