Agjencia Kombëtare e Bregdetit po përgatit planin për ndërhyrje të pastrimit sezonal të plazheve.
Kështu deklaroi sot ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Kumbaro u shpreh se “të gjitha bashkitë e vendit për vitin 2022 si pjesë e këtij plani që ka nisur që në fillim të mandatit të tretë kanë buxhetuar 10 milionë euro më shumë për këtë vit zërin e integruar të menaxhimit në total për të gjithë vendin. Të gjitha këto masa janë premisa dhe garanci që ky vit do të jetë shumë i pastër ky sezon shumë i shëndetshëm, por këtë gjë nuk e bën vetëm një aktor secili ka një moment përgjegjësie dhe kjo është koha për ta zbatuar atë përgjegjësi”.
“Nga nëntori i vitit të kaluar e deri më sot të gjitha stafet e bashkive janë në territor duke bërë pastrimin e asaj pjese të territorit që përballet me mbingarkesën e 30 vjetëve mbetje të hedhura në territor”, tha ajo.