Sevilla siguron biletën e fundit të finales së Ligës së Evropës
Lexohet për: 1 min.
3-Sevilla
1 vit më parë
Linku u kopjua

Është mësuar edhe skuadra e cila ka siguruar biletën e fundit drejt finales së Ligës së Evropës.

Pas plot 120' minutave lojë të zhvilluara në stadiumin "Ramon Sanchez Pizjuan", Sevilla e ka mposhtur Juventusin me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress

Golat për skuadrën spanjolle i shënuan Suso (minuta e 71') dhe Erik Lamela (minuta e 95'), kurse golin e nderit për "Zonjën e Vjetër" e shënoi Dusan Vlahovic në minutën e 65' të ndeshjes.

Juventusi dhe Sevilla barazuan 1:1 në ndeshjen e parë në "Allianz", dhe fitorja e sotme e Sevillas nënkupton që kjo e fundit e eliminon Juventusin me rezultat të përgjithshëm 3:2, dhe avancon në finale të kësaj gare.

Sevilla do të përballet me Romën në finale me datën 31 maj në stadiumin "Puskas Arena".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024