Liga e Kampionëve është rikthyer sot me shumë ndeshje interesante, ku njëra prej tyre do të jetë edhe ajo mes Sevillas dhe kampionit anglez, Manchester Cityt.
Me fillim nga ora 21:00 Manchester City dhe Sevilla takohen në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, në kërkim të fitores së parë të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, përcjell KosovaPress.
Ndërkaq, takimi i fundit mes Sevillas dhe Cityt daton në nëntor të vitit 2015, ku asokohe skuadra angleze regjistroi fitore me rezultat 3:1.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Sevillan nuk do të paraqiten Corona, Marcao dhe Torres kurse te City nuk do të paraqiten Laporte, Stones, Walker dhe Mendy.
Sevilla (3-4-3): Bono; Nianzoi, Gudelj, Carmona; Acuna, Delaney, Rakitic, Navas; Telles, Papu Gomez, Isco
Manchester City (4-3-3): Ederson; Gomez, Akanji, Dias, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Foden; Silva, Haaland, Grealish