Sevdije Krasniqi mbështet kërkesën që lulëkuqja të jetë simbol i përkujtimit të të viktimave të gjenocidit në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
Untitled
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e Jakup Krasniqit, përfaqësuesit politik të UÇK-së, përkrah kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Duke shfrytëzuar profilin e vajzës së tyre Gresa Krasniqi në rrjetin social Facebook, Sevdije Krasniqi tha se mbështet nismën e Qendrës “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR” nën udhëheqjen e mikut të Jakupit dhe intelektualit të shquar të çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, që lulëkuqja me katër petale te bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht bashkëshorten dhe bashkëluftëtaren njërës nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne Jakup Krasniqi që padrejtësisht mbahet në Hagë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024