Sërish shtyhet seanca ndaj Sveçlës dhe të tjerëve për gazin lotsjellës në Kuvend
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca ndaj ministrit të Punëve te Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, Sali Zyba dhe Drita Millaku për hedhjen e gazit lotsjellës në mbledhjen e kuvendit në vitin 2019.

Në mungesë të Cd-incizimeve nga ana e te pandehurve dhe mungesës së deputetes, Drita Millaku, seanca e sotshme nuk ka vazhduar. Seanca e ardhshme do të mbahet me 26 mars në ora 10:00.

Me këtë rast, gjykatësi Sabit Sadiku për mungesë e CD-incizimeve i ka kërkuar prokurorisë që t’i sjell materialet brenda pesë ditësh afat kohor. Ndërsa, për deputeten Millaku ka kërkuar që deri në seancën e ardhshme nëse përmirësohet gjendja shëndetësore, të jetë e pranishme në seancë.

Gjykatësi, Sadiku tha se nëse në seancën e ardhshme nuk paraqitet e pandehura Millaku, për të njëjtën do të vazhdohet me seancë tjetër.

Edhe, avokati mbrojtës i të pandehurës, Drita Millaku, Labinot Buzuku theksoi se CD-incizimet që i kanë nuk janë të një formatit që i pranon kompjuteri dhe si të tilla nuk janë hapur.

Buzuku tha se në mungesë të këtyre materialeve seanca nuk pati mundësi të vazhdojë./A. Drenica

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024