Sërish forca të shtuara të KFOR-it mbi Urën e Ibrit
Lexohet për: 1 min.
kfori-italian
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot në mëngjes përsëri janë parë forca të shtuara të ushtarëve dhe automjeteve të KFOR-it mbi Urën e Ibrit.

Edhe të shtunën trupa e automjete të shtuara të KFOR-it janë parë mbi Urën e lumit Ibër, raporton TëVë1.

Arsyeja e vendosjes së tyre kishte të bënte me një trajnim që karabinierët italianë e kishin mbajtur.

“Është një situatë krejtësisht normale për KFOR-in përveç se ka rastis që të jetë sot e shtune dhe ku ne po zhvillojmë një trajnim për situata të caktuara mbi urën kryesore të Ibrit. Kjo është arsyeja pse sot qytetarët po shohin numër më të madh të pjesëtarëve të KFOR-it dhe po iu duket se gjendja është e tensionuar.  Po e përsëris situata është krejtësisht normale për neve KFOR-in”, kishte thënë  për Kosovapress një burim brenda KFOR-it italian.

https://kosovapress.com/kjo-eshte-arsyeja-pse-kfor-i-shton-trupat-mbi-uren-e-ibrit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024