Sërgjan Sentiq zgjidhet zëvendës i Avokatit të Popullit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka zgjedhur  Sërgjan Sentiq si  zëvendës të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Sentiq siguroi gjithsej 53 vota, ndërsa kundërkandidatët e tij, Admir Rama mori 8 vota, Ardian Maksuti 1 votë , Sead Ibishi 3 vota kurse Esmir Kasi dhe Maria Raduloviq nuk morën asnjë votë.

Në votim për zgjedhjen e zëvendësit të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë morën pjesë 73 deputetë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024