​Vala e të nxehtit kaplon Arabinë Saudite, 51.8 gradë në Mekë
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Arabia Saudite ka paralajmëruar sot temperatura jashtëzakonisht të larta në Mekë, ku janë konfirmuar shumë viktima si pasojë e nxehtësisë gjatë Haxhit, me temperatura që kalojnë 50 gradë Celsius.

Pelegrinazhi vjetor, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, zhvillohet këtë vit në verë, e cila është veçanërisht e nxehtë në Arabinë Saudite.

Vetëm dje, kishte më shumë se 2.700 raste të "lodhjes nga nxehtësia", njoftoi Ministria e Shëndetësisë saudite. Temperaturat sot në Mekë, ku haxhinjtë përfundojnë Haxhin, duhet të arrijnë deri në 49 gradë Celsius.

"Sot vendet e shenjta po shënojnë temperaturat më të larta që nga fillimi i Haxhit dhe mund të arrijnë deri në 49 gradë. Ne i këshillojmë mysafirët e Zotit të mos ekspozohen në diell", njoftoi ministria, siç raporton televizioni shtetëror.

Shërbimi Meteorologjik Saudit njoftoi në X, se temperatura në Mekë arriti në 51.8 gradë Celsius.

Ministria e Jashtme jordaneze njoftoi dje se 14 pelegrinë jordanezë kanë vdekur nga nxehtësia ekstreme dhe 17 rezultojnë të zhdukur. Irani njoftoi se pesë pelegrinë iranianë kishin vdekur, pa specifikuar shkakun e vdekjes. Senegali njoftoi për tre pelegrinët senegalezë të vdekur.

Këtë vit, Haxhi mblodhi pothuajse 1.8 milionë njerëz, nga të cilët 1.6 milionë erdhën nga jashtë, njoftuan autoritetet saudite.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024