Serena Williams ka mohuar t'i ketë thënë lamtumirë tenisit
Lexohet për: 2 min.
Serena Williams
2 vite më parë
Linku u kopjua

Serena Williams, një nga tenistet më të mira të të gjitha kohërave, pohon se mund të mos e ketë thënë fjalën e fundit në tenis.

Ajo mohoi t'i kishte thënë lamtumirë turneut përgjithmonë pas paraqitjes së saj të shtatorit në US Open në Nju Jork dhe njoftoi se do të vazhdojë të luajë, raporton Sky Sports.

“Fjala pension nuk është e drejtë, thjesht jam tërhequr nga tenisi dhe kam pasur prioritet gjëra të tjera. Këto ishin edhe deklaratat e mia, nuk thashë asnjëherë se u largova nga fusha përgjithmonë dhe se performanca në Nju Jork ishte ngjarja ime e lamtumirës. Në vend të fjalës pension do të përdorja fjalën evolucion, nga tenisi po zhvilloj gjëra të tjera të rëndësishme në jetën time”, tha 41-vjeçarja fituese e 23 turneve Grand Slam në promovimin e kompanisë së saj të investimeve Serena Ventures.

Williams konfirmoi se aktualisht nuk po përgatitet për turne, por se ka një fushë në shtëpi dhe luan rregullisht tenis.

“Shanset për një rikthim janë të larta. U zgjova disa ditë më parë, dola në fushë dhe për herë të parë në jetën time mendova se nuk e dija pse isha atje. U ndjeva e çuditshme”, i përshkroi ndjenjat e saj motra më e vogël Williams, e cila në US Open, teksa shpalli turneun e saj të fundit, u mposht në raundin e tretë nga australiania Ajla Tomlanoviq.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024