Serbia i vetmi vend në Evropë ku pushteti ka kontroll të plotë ndaj mediave
Lexohet për: 3 min.
serbia media
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Serbia po përdorë një luftë hibride ku hyn edhe censurimi i mediave, pasi të gjitha kontrollohen nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kjo ka bërë që edhe publiku atje të ketë pak informata për realitetin dhe të vërtetën në Kosovë.

Edhe 16 vjet pas pavarësisë së Kosovës dhe 25 vjet pas çlirimit të vendit tonë, mbetet i njëjtë realiteti lidhur me deklaratën e ish-zëdhënësit të NATO-s, Jamie Shea, i cili në atë kohë theksonte se nuk kanë asgjë kundër mediave në Serbi, por RTS nuk është medium, por është plot me punëtorë të qeverisë të cilët janë të paguar që të prodhojnë propaganda dhe të gënjeshtra.

Censura është parë edhe në protestat e vitit të kaluar në Serbi. Aty u protestua çdo ditë për më shumë se një muaj, por asnjë lajm në mediat serbe, përjashtuar një apo dy media atje.

Censura është vërejtur edhe në rastin e rrahjes brutale të politikanit opozitar, Nikola Sanduloviq, maltretimit të vajzës së tij, por edhe avokatit të tij. E së fundmi edhe me ndërprerjen e fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në seancën e Këshillit të Sigurimit.

Hulumtuesi nga Octopus, Gurakuç Kuçi thotë për KosovaPress, se është parë se mediat në serbi kontrollohen nga presidenti Aleksandar Vuçiq, dhe një propagandë e tillë është bërë edhe nga Sllobodan Millosheviq dhe njerëzit e tij që kanë bërë masakra në Kosovë.

Ai shton se në Serbi janë duke përdorur një strategji penalizmi ndaj gazetarëve, ndaj të cilëve ngritën aktakuza vetëm për arsyen që të ndihen nën presion dhe të varur nga pushteti i Vuçiqit.

Kurse, gazetari Safet Zejnullahu, shprehet se Serbia është vendi i vetëm në Evropë, ku qeveria ka kontroll të plotë ndaj medias. Ai mendon se mediat në Kosovë mund të kufizohen dhe të merren me raste të deklaratave shumë të rëndësishëm për Kosovën.

Para pak dite kishte reagime lidhur me ndërprerjen e transmetimit të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga televizioni nacional i Serbisë dhe disa media të tjera, në momentin që kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka filluar fjalimin.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi pati deklaruar se në katër media është ndërprerë transmetimi ndërsa, Radio Televizioni i Kosovës ka transmetuar të gjithë fjalimin e Vuçiqit.

Ndërsa, këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu kishte reaguar duke shkruar se është për të ardhur keq që serbët atje nuk kanë mundësi të dëgjojnë mbi realitetin dhe të vërtetat, Vuçiqi është në panik dhe frikë të madhe, përballë Republikës së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025