“Serbia do të vazhdoi t'i dënojë zyrtarët policorë”
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi ka deklaruar se reagimi i qeveritarëve të Kosovës, por edhe i Bashkimit Evropian dhe i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, duhet të jetë më i theksuar karshi Serbisë, pas rastit të fundit me ndalimin e zyrtarëve policorë të Kosovës, e po ashtu edhe pas maltretimit të qytetarëve të vendit tonë gjatë ditës së djeshme.

Ibishi për KosovaPress thotë se e gjithë kjo situatë ndodhi si shenjë hakmarrje pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, për çfarë thekson se Serbia nuk do të ndalet me këto veprime, porse nuk sheh ndonjë rrezik për vendin.

Sipas tij, gjitha këto janë shkelje e marrëveshjes të dakorduara në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sa i përket qytetarëve që u ndaluan në Serbi me orë të tëra mbrëmë, ai thotë se ka ërnë vendim politik, pa infromacione të sakta.

Ibishi kërkon që Qeveria e Kosovës të kërkojë në mënyrë strikte ndalimin e këtyre masa ndaj qytetarëve të Kosovës që kalojnë kufirin, përfshirë  edhe ata që kanë destinacionin e Serbisë, siç është rasti i zëvendës drejtorit të përgjithshëm të policisë, Jankoviq, për çfarë konsideron se është e padrejtë.

Në anën tjetër, gjatë ditës së sotme, në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Kurti ka bërë të ditur se janë ndaluar 10 zyrtarë policore, nëntë prej të cilëve janë liruar, porse ka thënë se zëvendësdrejtori i Policisë nga radhët e komunitetit serb, Dejan Jankoviq po vazhdon të mbahet në paraburgim në Rashkë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024