Serbi mohon krimet e kryera ndaj popullatës civile shqiptare në Prizren
Lexohet për: 2 min.
ProkoriaSpeciale-i-akuzuari--210624
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot është mbajtur seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit për krime lufte gjatë luftës në Prizren, Milosh Pleskoviq.

Sipas aktakuzës, Pleskoviq, gjatë kohës së luftës 1998-1999 në Prizren, me dashje dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë ka kryer vrasjen e tre civilëve shqiptarë. Pleskoviq në paraqitjen e tij para gjykatës ka mohuar të ketë kryer krime lufte.

Prokurori i rastit Ilir Morina ka treguar se si ka ndodhur rasti sipas aktakuzës.

“Pas një jave me lejen e policisë serbe familjarët kanë shkuar që të marrin trupat të ndjerëve dhe kanë parë se trupat ishin të gjymtuar, Binaku, Reshati ishin të vendosur mbi njëri-tjetrin, njëri kishte këmbën e prerë, viktima Fatmiri nuk e kishte pasur kokën në trup”, ka thënë Morina.

Avokatja e të pandehurit, Johanna Filipoviq, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por kjo u kundërshtua nga ana e prokurorit Ilir Morina.

Morina tha se ka dëshmitar anonim, i cili ka frikë për jetën e tij, dhe nëse i pandehuri gjendet në liri mund të rrezikojë jetën e tij.

Gjyqtari në përfundim të seancës ka thënë se për ndryshim e masës së paraburgimit, gjykata do të vendosë jashtë seancës gjyqësore. Ndryshe, Milosh Pleskoviq është arrestuar më 29 shtator 2023 pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e tre civilëve, në lagjen “Hoqa Mahall” në Prizren në vitin 1998.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025