Serbët protestojnë kundër shkatërrimit të monumenteve fetare në Zubin Potok
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Qindra serbë nga rajoni i Zubin Potokut dhe më gjerë, kanë protestuar sot në Zubin Potok në shenjë pakënaqësie, siç thanë ata, me shkatërrimin e monumenteve dhe ikonave fetare që kanë ndodhur kohën e fundit nëpër fshatrat e komunës së Zubin Potokut.

Ata protestën e filluan para stacionit policor në Zubin Potok, për të vazhduar pastaj në kishën e këtij qyteti ku ndezën qirinj.

Protesta e cila bllokoi vetëm një korsi të magjistrales Zubim Potok - Bërnjak, ka zgjatur rreth dyzet minuta dhe nuk është shënuar ndonjë incident, ndërsa, është vëzhguar nga afër prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët ishin në numër më të madh se rëndom.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024