Serbët e përfshirë në dhunën ndaj KFOR-it në veri, si alibi përdorin dokumente false (Dokument)
Lexohet për: 2 min.
policia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nikola Baldini i përmendur nga kryeministri i Kosovës si njëri ndër personat e përfshirë në dhunën e ushtruar ndaj pjesëtarëve të KFOR-it italian dhe hungarez në veri, po përdorë dokumente false për t’i ikur drejtësisë së Kosovës.

https://kosovapress.com/admin/kurti-permend-emrat-e-organizatoreve-te-protestave-te-dhunshme-ne-veri/

Burime të KosovaPressit kanë bërë të ditur se Baldini ka siguruar një dokument nga Qendra Klinike Universitare në Serbi-Qendra Urgjente me të cilën mundohet të dëshmon se gjatë kohës së dhunës ndaj KFOR-it ka qenë i shtrirë në këtë spital.

https://kosovapress.com/admin/policia-pese-te-arrestuar-te-lenduar-disa-ushtare-kfor-it-ne-veri/

Ky dokument nuk përmban vulë e as numër të protokollit, e gjithashtu i mungon nënshkrimi i shefit të Repartit në të cilin ishte “trajtuar”.

“Vërtetimi i lëshohet me kërkesë personale dhe shërben për rregullimin e pushimit mjekësor” thuhet në dokument.

https://kosovapress.com/admin/kfor-te-henen-ne-veri-u-plagosen-30-ushtare-palet-te-marrin-pergjegjesi-per-situaten/

Ndërsa dihet mirë se institucionet shëndetësore nuk lëshojnë vërtetime për rregullim të pushimit mjekësor, por kjo çështje rregullohet në bazë të flet lëshimit nga institucioni shëndetësor.

Baldini nuk e ka pasur të vështirë të sigurojë kësi lloj dokumentesh, me që dokumente të tilla lehtë mund të merren edhe nga  institucionet paralele serbe.

https://kosovapress.com/admin/komandanti-i-kfor-it-vizitoi-ushtaret-italian-te-plagosur-ne-veri/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024