Serbë nga Mitrovica në shërbim të vjedhjes së votave për Vuçiqin
Lexohet për: 1 min.
f32g32g3
1 vit më parë
Linku u kopjua

Vëzhgues serbë të zgjedhjeve parlamentare në Serbi që janë nga Mitrovica dhe disa vëzhgues hungarezë nga Vojvodina, besohet se po vjedhin vota për presidentin Aleksandar Vuçiq, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Se, po vidhen votat në Serbi dëshmojnë edhe dy video që janë publikuar në faqen e Telegramit "Evroazijski Put" (“Rruga euroaziatike), nga Rashka.

Sipas të dhënave të publikuara në faqe, personi që shihet në video po i paguan votuesit për të votuar për partinë SNS të Vuçiqit.

Sipas postimeve nga profili me emrin "NikitaNikadLudja", në Rashkë janë duke u vjedhur vota nga vëzhgues nga Mitrovica dhe disa hungarezë të Vojvodinës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025