Selimi merr në duar “ringjalljen” e Flamurtarit, zbulon planin e tij
Tema
Lexohet për: 2 min.
tema-alberti-pamje-220225
15 orë më parë
Linku u kopjua

Klubi i futbollit “Flamurtari”, është në krizë të thellë të rezultateve por shpresa për rikthim në rrugën e duhur tashmë është rritur, pasi klubi ka emëruar në krye të skuadrës trajneri me shumë përvojë, Musa Selimi.

Pas 15 xhirove, “Flamurtari” ka vetëm nëntë pikë në vendin e fundit të Grupit B të Ligës së Parë, por Selimi thotë se me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion është i bindur se do ta sigurojnë qëndrimin në këtë rang të garave.

“Ideja ka qenë që të kthehem në fushën e blertë te një klub me traditë, një grup i mirë i futbollistëve por që fatkeqësisht nuk e kemi gjendjen më të mirë në tabelë kësaj radhe por me synimet tona që të mbledhim pikë të mjaftueshme që të jemi edhe vitin tjetër në këtë rang...Mendoj që grupi është jashtëzakonisht duke funksionuar mirë, shoh një energji të re, pozitive, gjithmonë kur ndryshohen trajnerë ndodh kështu dhe unë uroj që ne të qasemi nga ndeshja në ndeshje dhe të mbledhim pikë të mjaftueshme në mënyrë që të mos rrezikohemi për statusin e klubit në këtë rang garash”, tha fillimisht Selimi.Derisa flet për KosovaPress, Selimi pranon se skuadrat tjera janë jashtëzakonisht shumë cilësore dhe do të jetë mjaftë e vështirë të mposhten, por që me një përkushtim më të madh, “Flamurtari”, do të kthehet në binarë.

Optimist me ardhjen e trajnerit të ri është shprehur edhe kapiteni i skuadrës Korab Hasani. Madje, ai thotë se “Flamurtari”, e ka vendin edhe në Superligën e Kosovës.

Ndërsa, vet presidenti i klubit Ymer Ademi thotë se skuadra përtej angazhimit ka nevojë edhe për fat.

Me “Flamurtarin”, trajneri Musa Selimi do të debutojë në ndeshjen kundër Ramiz Sadikut, sfidë kjo e vlefshme për xhiron e 16-të në Ligën e Parë./A.Bytyçi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025