Selena Gomez ka zbuluar se nuk mund të bëjë fëmijë. Në një intevistë me Vanity Fair, këngëtarja rrëfeu për marrëdhënien e saj me Benny Blanco.
“Nuk e kam thënë kurrë, por fatkeqësisht nuk mund të bëj fëmijë. Kam shumë probleme shëndetësore që do të rrezikonin jetën time dhe të fëmijës. Kjo është diçka të cilën e vuajta për njëfarë kohe”, tha ajo. 32-vjeçarja tha se nuk e kishte imagjinuar kështu për t’u bërë prind.
“Më ka bërë shumë mirënjohëse ndaj mundësive të tjera për ato që mezi presin të bëhen nëna. Jam një prej tyre. Jam e emocionuar sesi do të jetë rrugëtimi, por do të jetë disi ndryshe. Në fund të ditës, nuk më intereson. Do të jetë imi. Do të jetë foshnja ime”, transmeton OraNews.
Përpara se të lidhej me Benny, Selena ishte beqare për 5 vite dhe i vendosi qëllim vetes që të niste ndërtimin e një familjeje në moshën 35-vjeçare.