Policia e Kosovës, sot ka sekuestruar rreth 7 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar një person të dyshuar në Merdarë, raporton KosovaPress.
Policia ka realizuar një plan taktik të paraprirë nga hetimet paraprake, ku në pikën kufitare në Merdare është ndaluar një veturë e dyshuar me targa të huaja, e drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar.
Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorinë Themelore-Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, ku në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (e ndarë në 24 paketime), 4 vetura, 1 telefon, 9 paketime me qese plastike, dy rollne plastike, 2 aparate për vakum dhe 2 peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Policia tha se lidhur me rastin, personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.