Sekuestrohen monedha nga dy euro false në Graçanicë e Fushë Kosovë
Lexohet për: 2 min.
parat flase 2 euro
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dy zyrtare të një banka komerciale në Preoc të Graqanicës kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3 mijë e 295 nga 2 euro në vlerë 6590 euro, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme.

“Preoc, Graqanicë  27.12.2023-09:20.  Dy ankuese femra  kosovare-zyrtare të bankës, kanë raportuar se kohët e fundit, nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, gjithsejtë 3295 x 2€ në vlerë 6590 €, të cilat janë konfiskuar për ekzaminime të mëtutjeshme. Është njoftuar  prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Po ashtu edhe në Fushë Kosovë një zyrtare e një banke komerciale ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 euro monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Te-Rrethi, Fushë Kosovë   11.12.2023.   Me  27.12.2023 ankuesja femër kosovare,  zyrtare e bankës, ka raportuar se klient të ndryshëm nga data e cekur kanë deponuar 364 € monedha të ndryshme metalike, shumica prej tyre në vlerë 2 €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme, është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

https://kosovapress.com/policia-sekuestron-monedha-nga-2-euro-false-ne-lipjan/
https://kosovapress.com/qytetaret-ne-hall-me-2-eurot-false-disa-biznese-nuk-i-pranojne-keto-monedha/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025