Sekuestrohen mbi 35 mijë litra pije alkoolike të prodhuar pa autorizim
Lexohet për: 1 min.
dogana 22
1 vit më parë
Linku u kopjua

Njësit e Doganës së Kosovës kanë sekuestruar mbi 35 mijë litra pije alkoolike të prodhuar pa autorizim në Novak të Prizrenit.

Dogana njofton se njësit e saj pas bastisjes në lokacionin e dyshuar në fshatin Novak të Prizrenit, kanë gjetur sasinë 32,850.00 litra verë dhe 2,350.00 litra raki rrushi të prodhuara pa autorizim të nevojshëm e cila ishte në pronësi të kompanisë së dyshuar.  

Sipas njoftimit të Doganës, pijet alkoolike të konstatuara në depon e pa autorizuar nga dogana për prodhim dhe mbajtje janë pllombuara,  derisa sasia e gjetur është si në vijim: Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, Merlot 14% alk., sasia 5,000.00 litra; Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2021, Cabernet Sauvignon 14% alk., sasia 7,000.00 litra; Raki rrushi 2021, 43% alk., sasia 2,150.00 litra; Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, Merlot 13% alk., sasia 5,000.00 litra; Verë e kuqe e prodhuar ne vitin 2022, Cabernet Sauvignon 12.5% alk, sasia 15,850.00 litra; Raki rrushi 2022, 45% alk., sasia 200.00 litra dhe mbetje te verës, sasia 200.00 litra.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024