Dogana e Kosovës sot ka sekuestruar mallra të padeklaruara në pikën kufitare me Shqipërinë, përkatësisht në Vërmicë. Sipas njoftimit të Doganës, në këtë pikë kalimi kufitar është ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja.
“Gjatë procedurës së rregullt, drejtuesi i automjetit është pyetur nga zyrtarët doganorë nëse kishte mallra për të deklaruar, me ç’rast ai ka deklaruar se nuk posedon asgjë për deklarim. Bazuar në analizën e riskut dhe në bashkëpunim me zyrtarët policorë, automjeti është dërguar për kontroll në vijën e dytë”, thuhet në njoftim.
Personi përgjegjës, shtetas i huaj, është proceduar në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa ndaj rastit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore.
Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në luftimin e dukurive të kundërligjshme, duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë dhe mbrojtje të ekonomisë së vendit.