Sekuestrohen dy armë zjarri, arrestohen disa persona në rajonin e Prishtinës
Lexohet për: 1 min.
347254389_738637531391246_7829110854904792789_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Policia ka informuar sot se disa persona janë arrestuar në në rajonin e Prishtinës, derisa janë sekuestruar dy armë zjarri. Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.

Në rastin e parë në rrugën "Mon Balaj" në Prishtinë, pas një kontrollit të detajuar ndaj një veture dhe të dyshuarit, Policia ka bërë të ditur se ka gjetur dhe sekuestruar një revole të tipit “Zoraki”, si dhe pesë copë fishekë.

Ndërkaq, në rastin e dytë në rrugën e Pejës në Prishtinë, pas një kontrollit të detajuar ndaj një veture dhe disa të dyshuarve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole me gaz, gjashtë copë fishekë, dy thika, si dhe dy shkopinj druri.

“Ndaj personave të dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit, në të dyja rastet është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale "Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës", dhe të njëjtit janë proceduar më tej.”, ka bërë të ditur Policia./KosovaPress

May be an image of knife
No photo description available.
No photo description available.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024