Sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake në veri
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake në veri
armee
Foto Arkiv
17/05/2026 - 09:32
Linku u kopjua

Janë sekuestruar armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar në Mitrovicë të Veriut, raporton KosovaPress.

Sipas policisë, janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët, një pushkë ajrore me municion (diabolla), një armë artizanale dhe një fishek i kalibrit të madh.

Po ashtu sipas raportit të Policisë, janë sekuestruar edhe një helmetë ushtarake, një çantë ushtarake me pajisje për pastrim të armëve dhe një uniformë ushtarake të kamufluar.

Lidhur me rastin, autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar nga njësitet kompetente policore për të sqaruar rrethanat dhe origjinën e armëve dhe pajisjeve të gjetura.

“Crepule, Zubin Potok /16.05.2026 - 12:20. Gjatë kontroll të një shtëpie të pa banuar (e vjetër) janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët, nje pushkë ajrore me municion (diabolla), një armë artizanale, një fishek i kalibrit të madh (NK-1974), një helmete ushtarake, një çantë ushtarake me pajisje për pastrim të armëve, një uniforme ushtarake e kamufluar”, thuhet në raporton 24 orësh të policisë.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026