Pesë persona janë arrestuar dje në rajonin e Prishtinë, derisa janë sekuestruar armë dhe drogë në vlerë rreth 10 mijë euro.
Sekuestrimi i armëve, drogës, si dhe arrestimi i të dyshuarve është bërë pas realizimit të planit taktik për zbatimin e urdhëresës për bastisje në fshatin Bardhosh të Prishtinës.-Në lokal/kafene në pjesën e banakut i janë gjetur edhe një (1) paketim me 99.2 gr. substancë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, një armë/revole me një karikator dhe (7) fishek, në një dollap në banak janë gjet edhe 18 fishekë.
-Kontrolli ka vazhduar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar ku në njërën nga Garazhet është gjet: një qese me narkotikë të dyshuar si kokainë me peshë (5) gr. dhe në një dollap është gjet edhe një revole e modelit Zoraki me një fishek me gaz.
-Tek personi i dyshuar me iniciale (E. U.) janë gjet (3) qese me narkotikë të dyshuar e llojit marihuanë me peshe 3.5 gr.
-Tek i dyshuari me iniciale (A.P; 1986) jenë gjetur dy qese me narkotikë e dyshuar e llojit kokainë me peshe 4.1 gr.
-Në lidhje me rastin janë konfiskuar edhe tre (3) telefona celularë. Vlera e substancave narkotikeve të konfiskuar në shitje me pakicë arrin rreth dhjetë mijë Euro (10 000).”, ka bërë të ditur Policia.
Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i krimeve të rënda dhe me aktvendim të tij, dy persona të dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes, kurse tre të tjerët pas intervistimit do të dërgohen në procedurë të rregullt.