Sektori i ujërave, Rizvanolli: Janë paraparë tri projekte të reja në vlerë mbi 20 milionë euro
Lexohet për: 2 min.
Artane Rizvanolli
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në seancën dëgjimore lidhur me Projektligjin për buxhetin për 2023 ka thënë se për herë të parë me planifikimet buxhetore, janë paraparë tri projekte të reja për sektorin e ujërave në vlerë mbi 20 milionë euro.

Ndërsa, Rizvanolli gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, kërkoi të bëhet një amendament në Ligjin për buxhetin 2023 për eficiencë të energjisë në vlerë 5.26 milionë euro, pasi që siç tha ajo mjetet buxhetore ekzistojnë nga kontigjenca e Ministrisë së Financave.

Kryetari i Komisionit, deputet i PDK-së Ferat Shala ka kritikuar ministren e këtij dikasteri për rritjen e buxhetit për mallra dhe shërbime, e në anën tjetër sipas Shalës ka shkurtim të buxhetit për shërbimin gjeologjik, departamentin e minierave, për trupat inspektuese, për eficiencë të energjisë dhe mos rritjen e buxhetit për “Trepçën”.

Deputeti Shala tha se shuma prej 3 milionë euro janë të pamjaftueshme për “Trepçën”. Shala propozoi që për këtë ndërmarrje publike të ndahen 10 milionë euro.

Ministrja Rizvanolli ka arsyetuar rritjen e buxhetit për shërbime dhe mallra dhe theksoi se sa i përket “Trepçës”, ajo tha se kjo kompani është në rrugë të mirë dhe mbështetja qeveritare për të nuk do të mungojë.

Sa i përket shumës së mjeteve për projektet e sektorit te ujërave, deputeti nga AAK-ja Pal Lekaj ka thënë se këto mjete janë të pamjaftueshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024