Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth kritikoi theksimin e diversitetit në ushtrinë amerikane, duke iu drejtuar stafit të Pentagonit, të cilit ai gjithashtu premtoi një qasje më të ashpër ndaj NATO-s dhe se dikush do të mbante përgjegjësinë për luftën e dështuar në Afganistan.
"Unë mendoj se 'diversiteti ynë është forca jonë' është fjalia më budallallëqe në historinë ushtarake," tha Hegseth para qindra njerëzve në një auditor të Pentagonit, duke shtuar se nën udhëheqjen e tij, "të gjithë do të trajtohen në mënyrë të drejtë".
Ai gjithashtu përfundoi festimet mujore të tilla si Muaji i Historisë së Afro-amerikanëve ose Muaji i Historisë së Grave, duke lëshuar një direktivë për ushtrinë amerikane që "përpjekjet për të ndarë forcat, për të vënë një grup përpara një tjetër, për të gërryer shoqërinë dhe për të rrezikuar përmbushjen e misionit".
Qëllimi i programit DEI ishte promovimi i mundësive për gratë, pakicat etnike dhe grupet e tjera tradicionalisht të nënpërfaqësuara. Programet janë sulmuar prej kohësh nga konservatorët, duke argumentuar se iniciativat e përqendruara në racë ose gjini janë në thelb diskriminuese dhe nuk i japin peshë të mjaftueshme meritave të individëve.Hegseth përmendi luftën e dështuar në Afganistan, pushtimin rus të Ukrainës dhe sulmin e befasishëm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, si ngjarje që kanë dëmtuar perceptimin e fuqisë amerikane në botë. Ai shtoi se kjo rrit rreziqet për stabilitetin global.
“Për fat të keq, gjatë viteve të fundit ne kemi parë ngjarje që kanë krijuar përshtypjen, realitetin apo perceptimin, por më mirë do të thosha perceptimin e dobësisë amerikane. Kur perceptimi i fuqisë amerikane nuk është i plotë, pason kaos. Kështu që ne synojmë të rivendosim atë (instrument) parandalues," tha ai.
Hegseth la të kuptohet se administrata Trump do të kërkojë të rivendosë parandalimin global duke u fokusuar në sigurimin e kufirit me Meksikën.