Sejdiu: S’ishte faji vetëm i Giresses, duhet revolucion te Kosova
Lexohet për: 2 min.
Gani Sejdiu
1 vit më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës mori vendim që ta shkarkojë trajnerin Allain Giresse nga posti i trajnerit të Kombëtares së Kosovës, vendim ky që erhdi pas rezultateve negative në kualifikimet për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Pakënaqësia me punën e trajneri francez arriti kulmin pas humbjes ndaj Bjellorusisë me rezultat 2-1 të hënën në Budapest, disfatë kjo që minimizoi gjasat që “Dardanët” të kualifikohen tutje nga grupi I, pasi kanë vetëm tri pikë pas katër ndeshjeve të zhvilluara.

https://kosovapress.com/admin/kryetari-i-dardaneve-reagon-pas-shkarkimit-te-giresses-ka-nje-mesazh-per-lojtaret/

Trajneir kosovar Gani Sejdiu vlerëson se vendimi për shkarkimin e Giresses ishte i duhuri nga ana e FFK-së, derisa shton se ai nuk ishte trajneri me profilin që i nevojitej Kosovës dhe se nuk ka pasur autoritetin e duhur.

Por, përtej Giresses, Sejdiu duke folur për KosovaPress thotë se brenda Kombëtares së Kosovës nevojitet të bëhet një minirevolucon edhe sa i përket stafit teknik dhe lojtarëve

https://kosovapress.com/admin/bilanci-i-giresse-si-trajner-i-kosoves/

Trajneri i ri, sipas Sejdiut duhet të zgjidhet me shumë kujdes. Ai thotë se ka trajner vendor që mund ta drejtojnë Kosovën, por që në vendin tonë nuk vlerësohen aq sa duhet vlerat e trajnerëve kosovar.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bshkarkohet-alain-giresse/

Ai shtoi se pa marr parasysh rrethanave, nje trajner shqiptarë në krye të Kombëtares së Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë, por që ky vendim do t’i takojë drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës. A.Bytyçi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024