Sejdiu: Serbia me politikën e dhunës po destabilizon Kosovën dhe rajonin
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Serbia përmes politikës së saj të dhunës po nxitë destalitetin në Kosovë dhe tërë rajonin.

Sejdiu tha se Ballkani Perëndimor nuk jeton ende në paqe të plotë dhe vizion të qartë.

Andaj, siç tha ai është jetike që të ketë angazhim serioz për paqe dhe stabilitet në rajon, në mënyrë që mos të ketë sfida të sigurisë.

"Rajoni ynë nuk jeton në paqe të plotë dhe vizion të qartë. Prandaj është jetike që puna jonë për paqe, stabilitet të konsiderohet si e papërfunduar dhe që kërkon përballje me temat që duhet përkushtim dhe zgjidhje të dobishme. Rajoni duhet të jetojë në paqe dhe stabilitet në mënyrë që mos të paraqiten turbulenca të sigurisë  dhe elemente nacionaliste që duan përmes projekteve shkatërruese për të mbajtur pushtetin qoftë edhe me dhunë. Në këtë kontekst ajo çka na tërheq vërejtjen është politika e dhunës e Serbisë për destabilizimin e Kosovës dhe rajonit. Kujtoni agresionin e paramilitarëve serbë me Banjskë, vitin e kaluar", tha Sejdiu, në konferencën e Federatës së Paqes Universale, ku po diskutohet për  “Paqen, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024