Sejdiu u dënua 15 vjet për vrasjen e Marigona Osmanit, familjarët: Meriton burgim të përjetshëm
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Për vrasjen e Marigona Osmanit, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për veprën penale "vrasje e rëndë". Ndërkaq, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim, për veprën penale "ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë".

Avokati dhe familjarët e Marigona Osmanit nuk janë të kënaqur me vendimin kundër Sejdiut derisa kanë theksuar se i njëjti ka qenë pjesëmarrjes në vrasje.

“Pjesëmarrje në vrasje dhe me u dënu me 15 vite është pak e pakuptimtë”, ka thënë xhaxhai i Marigona Osmanit.

Avokati Gazmend Rexhepi ka thënë se do të paraqesin ankesë, derisa ka theksuar se të dy të akuzuarit meritojnë burgim të përjetshëm.

“Do ta praqes ankesën, vazhdoj të mbes prapa vendimeve të mija nga fillimi që kam thënë që të dy të akuzuarit e meritojnë burgin e përjetshëm, dhe po ashtu vazhdoj të qëndrojë mbi atë që vrasja e Marigonës ka qenë vrasja më e rëndë në periudhën e pas luftës për shkak se kronologjia e saj e vrasjes ka zgjatur 72 më herët se ajo të ndërrojë jetë”, ka thënë ai.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Aktgjykimi nga Gjykata Themelore e Ferizajt është shpallur gati dy vjet pas vrasjes së Marigona Osmanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024