Seancë e mbyllur në Hagë, dëshmitari i katërt intervistohet nga prokuroria
Lexohet për: 2 min.
Hage-110523
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dëshmitari i katërt në gjykimin ndaj ish-krerëve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) po vazhdon të dëgjohet në seancë të mbyllur. Ai po përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) për të dytën ditë me radhë.

Nën masa mbrojtëse, dhe në seancë private, dëshmitari i cili mban kodin 4748 e ka dhënë një pjesë të dëshmisë së tij edhe të mërkurën.

https://kosovapress.com/admin/perfundon-seanca-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve-deshmitari-i-4-te-degjohet-ne-seance-private/

Njësoj ka ndodhur edhe me tre dëshmitarët e tjerë të prokurorisë në këtë proces gjyqësor, ku dëshmitë e tyre nuk po i dëgjon publiku.

Ndërsa para mbërritjes së tij në gjykatore, turpi gjykues ka rrëzuar kërkesën mbrojtjes së Jakup Krasniqit për përkthimin e shënimeve paraprake të ZPS-së.

Kryegjykatësi Charles L Smtih ka thënë se urdhri për kryerjen e procedurave nuk kërkon që prokuroria të jap përkthim të shënimeve përgatitore.

https://kosovapress.com/admin/mbrojtja-e-thacit-kerkon-kohe-per-diskutim-me-klientin-para-fillimit-te-kunderpyetjeve/

Pas kësaj, me kërkesë të ZPS-së, intervistimi i dëshmitarit të katërt ka vijuar i mbyllur për publikun.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po marrin pjesë në sallën e gjyqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

https://kosovapress.com/admin/%E2%80%8Bish-kreret-e-uck-se-deklarohen-te-pafajshem/

Ata po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.

Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025