Seanca plenare në Shqipëri nis me tensione, opozita pengon fjalimin e Ramës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Seanca plenare në Shqipëri nis me tensione, opozita pengon fjalimin e Ramës
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot në Kuvendin e Shqipërisë është paraparë të shqyrtohet në parim projektbuxheti për vitin 2025.

Por fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama u pengua nga opozita të cilët u bienin tavolinave gjatë prezantimit të projektbuxhetit.

Përkundër kësaj Rama tha se buxheti 2025 i Shqipërisë, ka një lajm të mirë për pensionistët.

“Në hyrje të kësaj fjale për probjektbuxhetin 2025 dua t’ju përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin e mirë se në vijim qeveria do të çliroj një fond prej afër 100 milion euro për bonusin e tyre të fundvitit. Do të ndahet në dy shkallë të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, 200 euro, do të marrin 3 fishin e bonusit të deri djeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 eurosh. Ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dy fishin e bonusit të viteve të mëparshme përmes një bonusi në masën 100 euro”, tha Rama.

Kryesuesja e Kuvendit të Shqipërisë  Elisa Spiropali ka ftuar opozitën që të ulen dhe t’i shprehin në kohën e tyre pakënaqësitë. Ajo ka ftuar që mos të bëjnë zhurmë dhe të dëgjojnë fjalën e kryeministrit.

Me kërkesën e kryeministrit Rama, seanca është ndërprerë për 5 minuta pushim.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në takimet me pensionistët deklaroi se po shikohet një plan rritjeje graduale e pensioneve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024