Seanca gjyqësore për “gazin lotsjellës” shtyhet për një datë tjetër, kjo është arsyeja
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, është shtyrë seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në dhjetor të vitit 2015.
Kjo seancë është shtyrë në mungesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ndërkaq, të pranishëm kanë qenë Pal Lekaj, Time Kadrija, Aida Dërguti, Teuta Haxhiaj dhe Besa Baftiu.
Avokatja e kryeparlamentarit, Arbnora Zeqiri tha se Konjufca është në vizitë jashtë vendit, për çka edhe kërkoi të shtyhet seanca.
Për këtë ka reaguar gjyqtari Adnan Kamberi, i cili tha se "gjykata nuk i përshtatet punës së asnjë institucioni.
Avokati i Pal Lekajt, Musa Damati kërkoi që kryeparlamentari Glauk Konjufca të jetë i vëmendshëm në respektimin e thirrjeve të gjykatës.
Mbrojtja eLekajt theksoi se nuk është pajisur me shkresat e lëndës, për çka kërkoi qe gjykata ta obligoj prokurorinë që brenda afatit të arsyeshëm ta pajis mbrojtjen me këto shkresa.
Seanca e ardhshme e shqyrtimit fillestar u caktua më 27 nëntor në orën 11:00.