Së shpejti fillon faza e dytë e ndërtimit të tregut të gjelbër në Shtime
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas përfundimit të fazës së parë të ndërtimit të Tregut të Gjelbër në komunën e Shtimes, së shpjeti pritet të filloj edhe faza e dytë e këtij projekti.

Në njoftimin e Komunës së Shtimes thuhet se ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, vizitoi dje Komunën e Shtimes, ku me këtë rast, së bashku me kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit  për alokimin financiar të fazës së dytë të ndërtimit të Tregut të Gjelbër në këtë komunë.

“Në këtë mënyrë, do të arrijmë ta krijojmë një treg të gjelbër modern, hapësirë që do t'i plotësojë kushtet higjienike e sanitare për konsumatorët e gjithashtu për shitësit që do të operojnë në treg”, citohet Aliu në komunikatë.

Ai ka shtuar se ky treg do të jetë poashtu një nga veprat më të bukura e të veçanta arkitektonike në qytetin tonë e më gjerë.

Pasi me sukses ka përfunduar faza e parë e punës ku janë investuar 340 mijë euro, në fazën e dytë do të investohen edhe 300 mijë euro shtesë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024