Scholz në Stamboll premton forcimin e bashkëpunimit me Turqinë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Scholz në Stamboll premton forcimin e bashkëpunimit me Turqinë
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz premtoi gjatë vizitës së tij në Stamboll të forcojë bashkëpunimin në mbrojtje me Turqinë, aleate në NATO.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan pas takimit, Scholz konfirmoi se qeveria e tij kishte miratuar kohët e fundit dërgimin e disa armëve dhe pajisjeve ushtarake në Turqi.

"Turqia është një aleate në NATO dhe në këtë kuptim ne marrim vendime që çojnë në dërgesa konkrete - kjo është e vetëkuptueshme. Ne kemi marrë së fundmi vendime të tilla dhe do të ketë më shumë në të ardhmen," tha Scholz.

I pyetur për interesin e Turqisë për blerjen e avionëve Eurofighter Typhoon, Scholz tha se aktualisht janë duke u zhvilluar bisedime midis Britanisë së Madhe dhe Turqisë për një shitje të mundshme.

"Ka projekte që janë vetëm në fazat fillestare. Ky që përmendët po udhëhiqet nga qeveria britanike. Negociatat tani kanë filluar. Në këtë kuptim, është diçka që do të vazhdojë të zhvillohet. Aeroplanët luftarakë Eurofighter Typhoon prodhohen bashkërisht nga Britania e Madhe, Gjermania, Italia dhe Spanja. Përfshirja e Gjermanisë në procesin e prodhimit kërkon miratimin e saj përfundimtar që të bëhet shitja," tha ai.

Shitjet gjermane të armëve në Turqi janë bllokuar kryesisht në vitet e fundit nga Të Gjelbërit, partneri i koalicionit të kancelarit Scholz, për shkak të presioneve të brendshme politike dhe pikëpamjeve të ndryshme mbi politikën e jashtme, raporton Anadollu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024