Scholz demanton raportimet për një takim të mundshëm me Putin
Bota
Lexohet për: 2 min.
Scholz demanton raportimet për një takim të mundshëm me Putin
2 javë më parë
Linku u kopjua

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz hodhi poshtë pretendimet se ai mund të takohej me presidentin e Rusisë Vladimir Putin para fundit të shkurtit, raporton RND.

Reagimi i kancelarit gjerman vjen pasi zëdhënësi i CDU, Roderich Kiesewetter, shkroi në X, se ka "shenja" gjithnjë e më të qarta se Scholz do të vizitojë Moskën dhe do të takohet me Putin përpara 23 shkurtit. Scholz e quajti pretendimin "të rremë dhe thellësisht të papërshtatshëm".

Sekretari i përgjithshëm i SPD, Matthias Miersch e përshkroi fjalimin e Kiesewetter si "jashtëzakonisht problematik dhe të pandershëm", duke theksuar se ai shkel marrëveshjen për "konkurrencën e ndershme politike" përpara zgjedhjeve.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit konfirmoi se po përgatiten hapa ligjorë për deklaratën e diskutueshme të zëdhënësit të CDU-së.

Scholz dhe Putin zhvilluan bisedën e tyre të parë telefonike në gati dy vjet më 15 nëntor, gjatë së cilës kancelari gjerman dënoi luftën e Rusisë në Ukrainë dhe bëri thirrje për tërheqjen e trupave ruse dhe negociata për një "paqe të drejtë dhe të qëndrueshme".

Në të njëjtën ditë, presidenti Volodymyr Zelensky tha se biseda midis Scholz e Putin mund të hapë "kutinë e Pandorës" dhe të çojë në "kontakte dhe bisedime të mëtejshme".

Kujtojmë, CDU kryeson në sondazhet parazgjedhore dhe lideri i partisë Friedrich Merz konsiderohet si kandidati kryesor për kancelarin e ardhshëm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025