Schmidt paralajmëron Republikën Serbe: Nëse vazhdoni, do të marr masa
Bota
Lexohet për: 2 min.
Schmidt paralajmëron Republikën Serbe: Nëse vazhdoni, do të marr masa
10 orë më parë
Linku u kopjua

Përfaqësuesi i lartë për Bosnje dhe Hercegovinën Christian Schmidt paralajmëroi sot Republikën Serbe se nuk do të hezitojë të përdorë kompetencat dhe të veprojë nëse vazhdon të kërcënojë rendin kushtetues të vendit, pas paralajmërimeve të mbrëmshme për bllokadë politike.

Ambasadat e vendeve më të rëndësishme perëndimore dhe delegacioni i BE-së në Sarajevë dënuan sot përfundimet e arritura mbrëmë në një seancë nga Parlamenti i Republikës Serbe për bllokimin e vendimmarrjes në nivel shtetëror dhe duke sfiduar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së BeH-së si dhe të vetë përfaqësuesit të lartë, për shkak të procesit gjyqësor ndaj Milorad Dodik.

Në deklaratën e tij, Schmidt vlerësoi se kjo ishte një përpjekje e dukshme për të politizuar një çështje gjyqësore për të kërcënuar rendin kushtetues, të cilën ai e quajti jashtëzakonisht shqetësuese.

Ai tha se abuzimi i institucioneve të Republikës Serbe në interes të një personi paraqet një hap të rrezikshëm mbrapa, duke shtuar se është në interesin e të gjithëve në BeH që liderët politikë vendas dhe komuniteti ndërkombëtar, përfshirë institucionet e krijuara nga Dejtoni, si Përfaqësuesi i Lartë dhe EUFOR, veprojnë në një mënyrë që siguron respektimin e Kushtetutës, stabilitetin dhe përparimin e vazhdueshëm të vendit drejt integrimit euro-atlantik.

“Përfaqësuesi i lartë vazhdon të monitorojë nga afër zhvillimin e situatës dhe nuk do të hezitojë të merr masa që ai i konsideron të nevojshme për të siguruar zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit në të gjithë BeH dhe entitetet e saj”, thuhet në deklaratë.

Schmidt porositi, se të gjithë duhet ta kuptojnë se asnjë individ nuk qëndron mbi ligjin dhe se duhet respektuar vendimet e gjykatës së BeH, pasi është thelbi i shtetit të së drejtës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024