SBASHK kërkon ngritje të vlerës së koeficientit të pagave prej së paku 30%
Lexohet për: 2 min.
fwfw
3 muaj më parë
Linku u kopjua

SBASHK mbajti sot takim me kryetarët e Sindikatave komunale të arsimit parauniversitar (SKAP) dhe kryetarin e SUSHK-ut.

Kryetari Rrahman Jasharaj i njoftoi pjesëmarrësit e takimit me angazhimet që i ka bërë SBASHK-u qe nga mbledhja e kaluar dhe pas diskutimeve që u zhvilluan, doli kërkesa që të formohet komisioni për hartimin e Draft-Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës, i cili do t’i dorëzohet MASHTI-t.

Unanimisht u vendos që SBASHK-u të fillojë iniciativën qytetare për ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të financuara nga shteti duke mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime nga anëtarësia dhe qytetarë për ta dërguar në Parlament për procedurat gjegjëse dhe për ndryshimet, duke kthyer pikën 6 të nenit 8 të Ligjit bazik.

Nga takimi doli kërkesa që t’i drejtohet MASHTI-t dhe Qeverisë, për ngritje të vlerës së koeficientit të pagave prej së paku 30% me rishikim të buxhetit të vitit 2024 ose me vendim të Qeverisë, por kjo ngritje të fillojë së zbatuari me pagën e muajit shtator 2024.

Pjesëmarrësit në këtë takim shprehën brengosje të thellë për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e Pagave, sidomos për pagesën e përvojës së punës në 15 vjetët e para, por ende të paguhen me 0.25%, edhe pse Kushtetuesja ka konstatuar që kjo është shkelje kushtetuese dhe me këtë qe nga hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave, të punësuarit dëmtohen me rreth 4% të pagës.

SBASHK kërkon nga Qeveria që këtë vendim të fillojë ta implementojë në mënyrë retroaktive nga hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave.

Në takim u vendos që gjatë javës së ardhshme të mbahen kuvendet e sindikatave komunale dhe universiteteve për të diskutuar me anëtarësinë lidhur me këto çështje të ngritura dhe për të marrë mendimin e anëtarësisë për llojet e veprimeve sindikale në rast të mos fillimit të dialogut për realizimin e kërkesave.

Ndryshe, Këshilli Drejtues i SBASHK-ut do të mbajë takim në fund të shtatorit, ku do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm sindikalë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024