Sassuolo fitoi, Genoa humbi në kohën shtesë
Sport
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Lojtarët e Sassuolos fituan ndaj Empolit me rezultat 4-3 në ndeshjen e xhiros së 13-të të Serie A.

Caputo solli në epërsi Empolin në minutën e 3-të nga goditja e dënimit, më pas Sassuolo kaloi në epërsi me golat e Pinamonti (9) dhe Matheus Henrique (20), dhe Fazzini (25) shënoi për 2-2 në pjesën e parë.

Berardi solli në avantazh Sassuolon nga goditja e dënimit (66), Kovalenko barazoi në 3-3 në minutën e 86-të dhe Berardi siguroi të tri pikët për mysafirët me golin e dytë në minutën e dytë të kohës shtesë.

Dramatike ka qenë edhe ndeshja mes Frosinones dhe Genoas, në të cilën vendasit fituan 2-1. Soule (34) shënoi golin e epërsisë për Frosinone, ndërsa katër minuta më vonë Malinovski (38) barazoi. Fitoren për Frosinonen e solli Monterisi me gol në minutën e katërt të shtesës (90+4).

Në ndeshjen e parë të programit të së dielës, lojtarët e Cagliarit luajtën 1-1 ndaj Monzas në fushën e tyre. Cagliari kaloi në epërsi me golin e Alberto Dosena në minutën e 10-të dhe barazoi në minutën e 61-të ish-lojtari i Lokomotivës dhe Osjekut, Mirko Mariq.

Sonte zhvillohen edhe Roma – Udinese në orën 18:00 dhe derbi në të cilin Juventusi i vendit të dytë pret Interin kryesues nga ora 20.45.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024