Sarrazin: Rruga që ka zgjedhur Kurti në dialog, mund të mos jetë në interesin e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se rruga në të cilën po ecën Qeveria Kurti në dialogun me Serbinë, në plan afatgjatë mund të mos jetë në interesin e mirë të Kosovës për afrim me BE-në.

Sarrazin tha për ABC News se rruga e zgjedhur nga kryeministri Albin Kurti, mund të çojë në humbjen e mundësive për të shkuar drejt Bashkimit Evropian.

Hovenier: Partneriteti i degraduar ka pasoja • KosovaPress

“Rruga në të cilën po ecën qeveria e Kurtit në dialog, në planin afatgjatë, kam frikë se kjo mund të mos jetë e mirë në interesin e Kosovës, për afrimin me Bashkimin Evropian. Kam frikë se kjo mund të çojë më shumë në një drejtim të mbështetjes tek vetja dhe humbjes së mundësive për të shkuar drejt BE-së”, tha ai.

Sarrazin i kërkoi Kosovës dhe Serbisë më shumë vullnet politik në dialog, dhe palët të ndërmarrin veprime konkrete, pasi sipas tij, nuk është detyrë e BE-së që të jetë arbitër. Ai po ashtu i kërkoi Serbisë t’i vendosë sanksione Rusisë.

Si e vlerësoni punën e Arbërie Nagavci në krye të Ministrisë së Arsimit?
Shumë të mirë
Mirë
Dobët
Shumë të dobët
Voto
36
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024