Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për një draft-statut të hartuar prej Perëndimit për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Në këtë mënyrë, Kosova do të përfitonte në mënyrë substanciale. Do të ekzistojë një përgjigje nëse [dokumenti] është kushtetues apo jo, do të dihet a ka kompetenca ekzekutive apo jo, dhe mendojmë se vetëm Gjykata mund ta japë atë vlerësim. Diçka e tillë do të krijojë një dinamikë ndryshe dhe do të reflektojë përkushtimin e Kosovës për t’i përmbushur obligimet që ka”.Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët perëndimorë i kanë paraqitur Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për formimin e Asociacionit, të cilin palët e kanë pranuar në parim.
Megjithatë, ende nuk është bërë ndonjë hap drejt themelimit të tij.
Rregullorja e re e BQK-së ka hyrë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti.
Kjo rregullore i ka prekur komunat me shumicë serbe në Kosovë, pasi në to përdoret edhe dinari serb.
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje të vazhdueshme Kosovës që të pezullojë vendimin për dinarin serb dhe që bisedimet për rregulloren e BQK-së në Bruksel “të vazhdojnë me urgjencë”.
Më 27 shkurt, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë takuar në Bruksel, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian për këtë çështje, por zyrtarët evropianë kanë thënë se “takimet shtesë do të jenë të nevojshme”.
Kosova nuk është pjesë e Eurozonës – të cilën e përbëjnë 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian – por e ka euron si valutë kryesore prej vitit 2002.
Partneriteti SHBA-Kosovë
“Nëse ato zgjidhje janë në përputhje me vizionin tonë, do t’i përkrahim, nëse e vërejmë që ato pengojnë objektivat tona do të jemi kritikë”, ka thënë Hovenier, duke paralajmëruar se një partneritet i degraduar ka për rezultat pasoja.
‘Huti’ për idenë e një konference ndërkombëtare
“Ne e kemi një marrëveshje të mirë, të arritur pothuajse një vit më parë”, ka thënë Hovenier, si referencë për pajtueshmërinë e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, për zbatim të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.
Ai ka rikujtuar që si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë marrëveshjen si të obligueshme për të dyja palët, dhe krejt çfarë duhet tani është gatishmëria për të punuar në zbatimin e saj.
Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Kosova dhe Serbia negociojnë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian qysh prej vitit 2011.