Concentrix Kosovo, ish-Webhelp, po punëson folës të gjuhës gjermane në Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren dhe Gjilan. Nëse niveli juaj i gjuhës është B2/C1 dhe jeni të interesuar të punoni në industri të ndryshme dhe të jeni pjesë e kompanisë më të madhe dhe të njohur në Kosovë - Concentrix Kosovo lideri global i shërbimeve të teknologjisë ju ofron këtë mundësi.
Concentrix është prezent në Kosovë që nga viti 2015 dhe ofron kushtet më të avancuara të punës në gjashtë qytete të Kosovës. Kompania është shpallur katër herë si punëdhënësi më i mirë në Kosovë. Drejtori menaxhues i Concentrix Balkans, Oliver Derler, thekson se kompania është e interesuar për investime afatgjata në punonjësit e vet, ose "Game-Changers," siç quhen ata brenda kompanisë.
Derler shton se suksesi i kompanisë është kryesisht për shkak të njerëzve që punojnë atje: “Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar Game-changers tanë, sepse pa ta, asgjë nuk do të ishte e mundur. Ne e kemi gjetur ekspertizën e nevojshme në Kosovë, individët entuziastë dhe bashkëpunues që marrin pjesë në një mjedis krijues, pozitiv dhe mbështetës.”
Mirjeta Hoxha është pjesë e ekipit Concentrix Kosovo për 8 vite, pothuajse që nga fillimi. Ajo ka qenë dëshmitare e zhvillimit të kompanisë ndër vite dhe sot në Concentrix mban pozicionin e Menaxheres Operacionale.
Një familje e madhe që rritet së bashku - Concentrix Kosovo
Diana Zeqiri është pjesë e pandashme e Concentrix qe nëntë vite, që nga themelimi i kompanisë. Ajo ka filluar rrugëtimin e saj në IQ to Link, pastaj në Webhelp, dhe tani në Concentrix. Duke filluar nga zyrat e IQ to Link në Ulpianë, ajo ka parë nga afër rritjen e jashtëzakonshme që kemi arritur ndër vite. Diana ka kontribuar në shumë projekte dhe e vlerëson thellësisht kulturën e kompanisë, ekipin e mrekullueshëm, dhe e konsideron rolin e saj si të mbushur me kënaqësi.
Concentrix është udhëheqës global në teknologjinë dhe shërbimet që mbështesin më shumë se 2000 klientë në zgjidhjen e sfidave më të vështira të biznesit të tyre. Kompania është e pranishme në më shumë se 70 vende, në gjashtë kontinente, dhe ofron shërbime në mbi 150 gjuhë të ndryshme. Në Kosovë, në qytetet si Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren, Gjilan dhe Gjakovë, Concentrix ka të punësuar mbi 1500 ekspertë për të ofruar mbështetje për klientët në gjuhën gjermane.
Nëse dëshironi t'i bashkoheni ekipit tonë të Concentrix Kosovo dhe të bëheni një GameChanger, na kontaktoni në: webhelpKOSOVO.com, Concentrix Kosovo është duke u rritur me ju.
Concentrix Corporation (NASDAQ: CNXC) është një lider global në teknologjinë dhe shërbimet që mbështesin markat më të mira në botë, sot dhe në të ardhmen. Kompania është e përqendruar në njeriun, duke u bazuar në teknologji të avancuar dhe inteligjencë artificiale. Çdo ditë, ne projektojmë, ndërtojmë dhe drejtojmë zgjidhje plotësisht të integruara, zgjidhje që ofrojnë mbulim të gjerë dhe shpejtësi në të gjithë strukturat e ndërmarrjes, duke ndihmuar mbi 2.000 klientë të adresojnë sfidat më të vështira të biznesit të tyre.
Pavarësisht a bëhet fjalë për dizajnimin e përvojave të markave që ndryshojnë lojën, ndërtimin dhe shkallëzimin e teknologjive të sigurta të AI, ose fillimin e operacioneve dixhitale që ofrojnë konsistencë globale në vend, ne këtë e mbulojmë. Në zemër të gjithçkaje që bëjmë qëndron përkushtueshmëria që ta transfojmojmë mënyrën se si kompanitë lidhen, ndërveprojnë dhe rriten. Ne jemi këtu për të ripërkufizuar çfarë do të thotë sukses, duke ofruar rezultate të paimagjinuara në çdo vertikale kryesore më shumë se 70 tregje. Praktikisht kudo. Vizitojeni concentrix.com për të mësuar më shumë.