Saraçini: Huliganizmi nuk do të lejohet në ndeshjet e hendbollit
Lexohet për: 2 min.
eugen saraqini
1 vit më parë
Linku u kopjua

Dhuna e cila u shfaq në ndeshjen mes Vushtrrisë e Trepçës na la shije shumë të hidhur në hendbollin e Kosovës.

Një ditë pas incidentit, ka reaguar ashpër kryetari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraqini i cili ka thënë se individë ta papërgjegjshëm po dëmtohen përpjekjet për zhvillimin e ndeshjeve në frymën sportive.

Ai ka thënë se ndaj atyre që ishin iniciues të këtij incidenti do të merren masa të ashpra.

“Po, do të ndërmerren masa. Ato duhet të jenë të ashpra dhe të parandalojnë aktet e tilla në të ardhmen.”, ka thënë Saraqini për faqen zyrtare të FHK-së.

Ai ka shtuar se ky rast nuk duhet të përgjithësohet për të gjithë hendbollin e Kosovës, por duhet të vihen para drejtësisë ata që po e nxisin huliganizmin.

“Incidentet, huliganizmi në mesin e lojtarëve dhe tifozëve, padyshim i sjell hije jo të mirë organizimeve të tilla. Por, nuk duhet përgjithësuar, ndaj duhet marrë masa të rrepta ndaj secilit që e dëmton klubin, qytetin, tifozët e sidomos familjet e lojtarëve si nga vendi ashtu edhe ata të cilët vijnë nga vende te tjera për të ushtruar hendbollin te ne. Ata që u lënduan shpresojmë dhe u dëshirojmë që sa më shpejtë t’i kthehen lojës.”, ka shtuar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024