Sanduloviq: SHBA duhet të lëshojë fletarrest ndaj Vuçiq për krime njerëzimi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Politikani serb Nikola Sanduloviq ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të detyruara të lëshojnë një urdhër arresti kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiqi duke përmendur përfshirjen e tij në krime kundër njerëzimit. Viktimat përfshijnë figura të shquara si Vladimir Cvijan, ish-sekretari i Përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Oliver Ivanoviq, ish-sekretari shtetëror i Ministrisë për Kosovën dhe Nikola Sanduloviq, presidenti i Partisë Republikane në Serbi.

“Kjo listë ofron një përshkrim gjithëpërfshirës, por jo shterues, të vrasjeve dhe persekutimeve që synojnë një grup specifik brenda parametrave të përcaktuar kohorë dhe gjeografikë”, ka shkruar Sanduloviq në rrjetin X. Sanduloviq është rrahur sivjet brutalisht nga BIA serbe pas vizitës te varrezat e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
52
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024