Sampdoria do ta nderojë Eriksson në Marassi
Lexohet për: 2 min.
18-Sampdoria
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri legjendar Sven Goran Eriksson po e vazhdon turin e klubeve që ai ka stërvitur dhe do të nderohet nga ish-lojtarët në Sampdoria në ndeshjen kundër Reggianas të dielën më 5 maj.

Eriksson ka marrë së fundmi dashuri të madhe nga tifozët e futbollit pasi njoftoi diagnozën e tij me kancer dhe gjatë javëve të fundit ka bërë disa ëndrra realitet, raporton KosovaPress.

Kjo përfshinte uljen në stolin e Liverpoolit në “Anfield Road” për një ndeshje miqësore bamirësie, si dhe vizitën e terreneve të vjetra si Gothenborg dhe Benfica.

Trajneri suedez do të jetë në Itali të dielën në Marassi për ndeshjen e Sampdorias në Serie B kundër Reggiana.

Eriksson fitoi Kupën e Italisë me Sampdorian në vitin 1994 dhe qëndroi atje për një periudhë pesëvjeçare nga viti 1992 deri në 1997.

Nuk ishte eksperienca e tij e vetme në Serie A, duke punuar edhe te Roma, Fiorentina dhe Lazio.

Dhjetëra lojtarë me të cilët ka punuar në Sampdoria do të jenë gjithashtu të pranishëm këtë fundjavë për të nderuar Eriksson dhe për t'i dhënë atij një kujtim para ndeshjes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024