Samiti i Ballkanit Perëndimor, Kurti flet për planin e ri të rritjes
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Kotorr të Malit të Zi, sot mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku liderët e vendeve të rajonit, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të diskutojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Samiti mbahet nën sloganin "Një rajon, vizion i përbashkët". Në takimin e liderëve rajonalë marrin pjesë edhe komisionari Varhelyi, dhe ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, O'Brien.

Plani i Rritjes përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me BE-në - dy miliardë grante dhe katër miliardë kredi të buta të garantuara nga BE.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë folës në panelin e diskutimit "Situata aktuale dhe planet e së ardhmes - Plani i ri i rritjes". Kryeministri Albin Kurti mbrëmë mori pjesë në darkën e liderëve të shtruar nga homologu i tij nga Mali i Zi, Milojko Spajiq.

Ai me këtë rast ka postuar foto nga takimet me homologun e tij nga Mali i Zi, Milojko Spajiq, komisionarin evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, dhe ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien.

“Jam në Kotorr Mali i Zi për takimin e tretë këtë vit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së BE-së së bashku me BE dhe SHBA.  Ne do të diskutojmë përparimin tonë në agjendën e reformës së Planit të Rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve që kemi arritur në Procesin e Berlinit”, ka shkruar Kurti në rrjetin social X.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024