Sami Lushtaku e Rrahman Rama vizitojnë Thaçin në Hagë
Lexohet për: 1 min.
900x600 samia
2 vite më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me ish Komandantin e FSK-së, gjeneral Rrahman Rama, kanë realizuar një vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku kanë takuar ish Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

“I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë!”, ka shkruar Lushtaku në rrjetin social Facebook, përcjell KosovaPress.

Postimi i tij i plotë:

“Sot së bashku me Gjeneralin Rrahman Rama e bashkëluftëtarin Hisni Thaçi, vizituam në Hagë mikun tonë, Presidentin Hashim Thaçi.

I fortë si gjithmonë, me qëndrim dinjitoz prej një burrështetasi, Presidenti Thaçi bashkë me të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë, në fund të këtij procesi do të dalin fitimtarë!”?

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025