Sami Lushtaku del nga zyrat e EULEX-it, i konfiskohet telefoni
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka dalë nga zyrat e EULEX-it, ku ishte duke u intervistuar.

Avokati i tij Artan Qerkini bëri me dije se Lushtakut i është konfiskuar telefoni, teksa shtoi se ai nuk është i dyshuar dhe nuk ka pasur urdhërarrest, njofton Klankosova.tv

Sami Lushtaku dërgohet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë • KosovaPress

Ndërkohë, Lushtaku nuk është deklaruar para mediave se për çfarë  arsye është intervistuar. Ai është larguar nga zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me veturën e tij.

Ndryshe, Specialja dje ka bastisur edhe shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së Sylejman Selimi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025