Salah jep sinjale qëndrimi te Liverpooli
Lexohet për: 2 min.
1-Salah
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka sugjeruar se do të qëndrojë në klubin anglez pas largimit të trajnerit Juergen Klopp, tha egjiptiani të hënën.

Me largimin e Klopp pas gati nëntë vitesh dhe trajnerin e Feyenoordit, Arne Slot, i konfirmuar zyrtarisht si pasardhësi i tij, pasiguritë në lidhje me të ardhmen e Salah në Liverpool ishin rritur, me kontratën e tij që skadon në qershor 2025.

31-vjeçari ka qenë i lidhur me një lëvizje në ligën e Arabisë Saudite gjatë sezonit të. Golashënuesi më i mirë i Liverpool-it nuk ishte në formën më të mirë veçanërisht në fund të sezonit, përcjellë KosovaPress.

Megjithatë, të hënën, pasi Slot u shpall si trajneri i ri i Liverpool-it, Salah parashtroi ambiciet e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm dhe dërgoi një mesazh ndarjeje për Klopp.

“Ne e dimë se trofetë janë ato që kanë rëndësi dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që kjo të ndodhë sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Salah në një postim në rrjetet sociale. “Tifozët tanë e meritojnë dhe ne do të luftojmë”, ka thënë Salah.

Ai më pas ka dhënë një mesazh edhe për tashmë ish-trajnerin e tij, Jurgen Klopp.

“Ishte e mrekullueshme të ndaja të gjitha ato trofe dhe përvoja me ju gjatë 7 viteve të fundit”, ka shkruar Salah një foto të tij me ish-trajnerin e Liverpool-it. "Të uroj fat të mirë për të ardhmen dhe shpresoj që të takohemi përsëri", ka shkruar sulmuesi nga Egjipti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024