Sadiku e Bajoku më të mirët e boksit për vitin 2023
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Donjeta Sadiku dhe Shpëtim Bajoku janë shpallur boksierët më të mirë nga Federata e Boksit të Kosovës për vitin 2023.

Viti i kaluar u cilësua si shumë i suksesshëm për boksin e Kosovës. Kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Enver Krasniqi theksoi se gjatë viti 2023 janë organizuar dhe zhvilluar 42 turne ndërkombëtar.

Çmimin për Donjeta Sadikun e cila është jashtë vendit e mori ish-boksierja Marigona Beadini e cila në emër të Donjetës tha se ajo është shumë e lumtur për mbështetjen e madhe që gëzon në komunitetin e sportit.

Ndërsa Bajoku, pasi mori çmimin kishte vetëm dy fjalë për t’i thënë

Gjyqtari më i mirë u shpall Latif Demolli, kurse punëtori më i mirë sportiv u shpall Sylejamn Voca.

Çmimin klubi më i mirë e mori  KB “Gollaku”, ndërsa me mirënjohje për kontribut në zhvillimin e boksit u nderua Agjencia e Lajmeve “KosovaPress”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024